“Me ngacmoi seksualisht taksisti”, Policia e Drenasit nis hetimet për rastin

Të martën, një femër ka raportuar në polici se me datën 2 dhjetor rreth orës 13:00, një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht.

Viktima në polici ka deklaruar se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor.

Lidhur me rastin i cili është hapur në Drenas është informuar edhe prokurori i shtetit.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

/IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë