Nait Hasani viziton familjen e Jakup Krasniqit

Ish i burgosuri politik, deputeti i disa legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, ish-ambasadori Nait Hasani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Fatmirja dhe ish i burgosuri Sadik Zeqiri, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit.

Ata janë pritur ngrohtësisht nga bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdija me fëmijë, shkruan “Epoka e re”.

Qëllimi i vizitës ishte që kësaj familjeje t’ua urojnë Vitin e Ri 2022, duke besuar e shpresuar se do të jetë një vit i përmbylljes me sukses të kësaj padrejtësie që po iu bëhet çlirimtarëve Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës që po mbahen të burgosur në burgun e Hagës.

Nait Hasani e ka njoftuar zonjën Sevdije edhe për vizitën e tij ditë më parë në Hagë, ku kishte takuar edhe bacën Jakup përreth tri orë.

Po ashtu edhe zonja Sevdije ka bërë me dije se ka komunikim përmes telefonit me bashkshortin e saj, Jakup Krasniqin.

Ajo ka treguar se në këtë fundjavë do ta vizitojë në Hagë, Krasniqin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë