Rrëfim i vëllait të Jakup Krasniqit/ Si ju kishte shkuar Adem Jashari në odë në natën e ndërrimit të moteve në Negroc

Vëllai i Jakup Krasniqit, Halimi i cili ishte poashtu pjesëtarë i UÇK-së ka treguar një rast kur Adem Jashari bashkë me familjarë e shokë në vitin 1991 kishin pritur vitin e ri në odën e tyre në Negroc, shkruan DrenicaOnline.

Pas ndejes në oden e tyre, Halimi i kishte përcjellë mysafirët drejt odës së Shaban Shalës.

Krejt këto lëvizje ishin ilegale dhe nuk duhej ta dinte askush se çfarë planesh po bënin ata.

Lexojeni rrëfimin e Halim Krasniqit:

Si sonte me kujtohet nata e para 30 viteve.
Me datën 31 dhjetor të vitit 1991, benë dyert e oborrit, dal te shoh se kush është?
Shoh dy burra me shtatë e moshë mesatare, ata ishin Adem Jashari e Elmi Zeka.
Me drejtohen: -A është Jakup Krasniqi brenda?
-Une u them këtu është por edhe sikur t’mos t ‘jetë është shtëpia e tij, hajde bujrëm duke u uruar mirëseardhje ashtu siç e donte zakoni.
-Të faleminderit por na thirr pak.
-Ne rregull u thash. Duke hyr ne ode, ne pragë te derës shoh bacin Jakup qe po me shikonte sikur priste dike. Bëj me shenje qe te vinte jashtë pa u vërejtur nga te tjerët. Ne ode gjendeshin edhe Gani Syla, Xheladin Gashi-Plaku, Idriz Hyseni dhe shumë shokë tjerë pa qenë nevoja t’i përmend me emra. Dolëm jashtë së bashku dhe me tha: sonte vijnë disa shokë, duhet të jemi në gatishmëri te tyre dhe duhet te jemi te gatshëm për çdo skenar. Sepse oda gjendët në skaj te rrugës dhe rreziqet që te diktohemi ishin reale.
Dolëm tek dert, mënyra se si përshëndeten me bën te kuptoj që kishin shumë mall dhe dashuri vëllazërore ndemjet vete. Gjë që diktohej edhe në shkëlqimin e syve kur shikonin njeri tjetrin.
Në brendësi te oborrit, Elmi Zeka thotë: Keni veture këtej pari?
I them po ketu është.
-Kemi disa shokë prapa nesh dhe duhet t’shkosh që t’i marrësh. Duke me treguar edhe rrugën neper te cilën kishin ardhur.
Nisem me veturë dhe në dalje të fshatit Vuçak dhe hyrje të fshatit Negroc shoh këta burra për te cilët u ngarkova e ti merrja, ata ishin: Rifat e Hamëz jashari, Fadil e Ilaz Kodra si dhe Sahit Jashari.
Me të cilët u kthyem bashke për të  qëndruar ne ode për natën e ndërrimit te moteve deri ne orën 02:00 për t’i përcjellur pastaj personalisht tek shtëpia e Shaban Shalës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë