Lladrovci uron: Gëzuar Dita e Veteranit!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ditën e Veteranit, duke kujtuar sulmin e parë kundër Jasharajve të okupatorit serb dhe rezistencën e heroike, para 30 vitesh.

“Rezistenca e kësaj dite, ishte dëshmi se qëndresa ishte porosi për gjeneratat që do ta gëzonin lirinë. Kjo mrekulli, me Epopenë e UÇK-së, do të përsëritej dhe lironte tërë energjinë kombëtare për çlirim duke marrë edhe vëmendjen e botës demokratike”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në Facebook:

Gëzuar Dita e Veteranit!

Veteranë, gëzuar dita e përkujtimit të rezistencës së armatosur të Jasharajve ndaj rrethimit të parë të armatosur të okupatorit serb, më 30.12.1991. Kjo datë në atë kohë, u kthye në legjendë brenda radhëve të atdhetarëve që më përpara kishin zgjedhur vdekjen se dorëzimin e nënshtrimin.

Çlirimi ishte kauzë më e moçme se një shekull e brezave të tërë atdhetarësh, por, historia e kishte lidhur mrekullinë e çlirimit të popullit tonë me emrin e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij.

Rezistenca e kësaj dite, ishte dëshmi se qëndresa ishte porosi për gjeneratat që do ta gëzonin lirinë. Kjo mrekulli, me Epopenë e UÇK-së, do të përsëritej dhe lironte tërë energjinë kombëtare për çlirim duke marrë edhe vëmendjen e botës demokratike.

Lavdi e përjetshme për Komandantin legjendar Adem Jashari!

Lavdi jetës dhe veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë