Arrestohet për dhunë në familje burri nga Drenasi

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 11:00, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë