Deponohen para false në bankën në Drenas, policia identifikon të dyshuarin nga ky fshat

Një punëtore e bankës TEB në Drenas ka raportuar se një person i panjohur në bankomatin e bankës ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka njoftuar se monedha e dyshuar është sekuestruar për veprime tjera hetimore, shkruan DrenicaOnline.

Rasti sipas policisë është regjistruar në Sankoc por nuk dihet nëse i dyshuari është nga ky fshat.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

Njoftimi nga Policia:

FALSIFIKIM I PARASË

Fsh. Sankoc, Gllogoc 28.12.2021-09 :03. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës TEB ,ka raportuar se një person i panjohur në bankomatin e bankës ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është sekuestruar për veprime tjera hetimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë