Sulmohen tre policë në Komoran, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Komoran, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët ishin në detyrë.

Policia ka njoftuar se policët nuk kanë pësuar lëndime.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:00, shkruan DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë