Lladrovci i reagon Kurtit: Mos ikni nga përgjegjësia!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Kurti i cili në Mbledhjen XLV e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka deklaruar se “krimi ka zbritur në nivel lokal”, qëndrim të cilin Lladrovci e quan zhgënjyes.

“Gjetja e armiqve të rinj të Qeverisë që ju drejtoni, është shmangie nga zgjidhja e problemeve reale të pushtetit qendror. Kjo metodë e ikjes nga përgjegjësia është e njohur, por, nuk është rruga që zgjidh çështjet jetike të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci duke shtuar se me këtë qasje, Vv jo vetëm në nivel lokal por edhe atë qendror, do të bëhet më e vogël.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Z. Kryeministër Kurti,
Me keqardhje e lexova në portale se ju keni deklaruar sikur “krimi ka zbritur në nivel lokal”. Qëndrim tepër zhgënjyes për një kryeministër që nuk bën dallimin e liderit të një partie dhe kryeministrit të vendit për të gjithë qytetarët dhe pushtetin lokal.
Po të kishte shtet ligjor dhe të së drejtës, Ju do të duhej sot të intervistoheshit nga Prokurori i Shtetit për “krimin në pushtetin lokal”, sepse në shtet ligjor, deklaratave të tilla do të duhej t’i bashkëngjitni fakte.
Gjetja e armiqve të rinj të Qeverisë që ju drejtoni, është shmangie nga zgjidhja e problemeve reale të pushtetit qendror. Kjo metodë e ikjes nga përgjegjësia është e njohur, por, nuk është rruga që zgjidh çështjet jetike të qytetarëve.
Me këtë qasje, z. Kryeministër, organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë