Lladrovci merr urime për fitoren në zgjedhje nga zv. presidenti i Parlamentit Evropian, Wieland

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pranuar urime të shumta pas fitores në zgjedhje dhe betimit për mandatin e ardhshëm në krye të komunës.

Z. Lladrovci i ka arritur një urim i veçantë nga zv. kryetari i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, i cili është njëherësh edhe “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit dhe mik i madh i Kosovës.

Në rrjetin social, z. Lladrovci ka shkruar:

Miku im, Z. Wieland,
Ju falënderoj nga zemra për urimin Tuaj.
Sfidat të cilat i kam vënë prioritet gjatë mandatit në vijim, do të jenë në dobi të mirëqenies së të gjithë qytetarëve.
Parimet e mia për zbatim të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies, mbeten të palëkundura.
Mirëpres vizitën Tuaj. Miqësia Juaj ka vlerë për mua dhe për Kosovën!
Faleminderit!

Ndërsa në telegramin e urimit, z. Wieland ka shkruar se sinqerisht e përgëzon z. Lladrovci edhe për mandatin e ardhshëm, duke cekur se “me përvojën dhe angazhimin tuaj, jam i sigurt se sfidat e mëdha janë përpara juve si lufta kundër Covid 19, zhvillimi ekonomik dhe qeverisja e mirë”.

“Si qytetar nderi i Drenasit, do të doja të përfitoj nga ky rast, t’ju siguroj edhe një herë për mbështetjen time të plotë gjatë mandatit Tuaj. Fitorja juaj është gjithashtu një mirënjohje për reformën brendapartiake që ka nisur PDK-ja. Besoj se si një nga partitë kryesore opozitare demokratike, aq më parë, modernizimi i PDK-së është thelbësor për të ankoruar në mënyrë të qëndrueshme atë tashmë shumë premtuese si zhvillimi politik i Republikës së Kosovës në tërësi”, ka shkruar z. Wiland në urimin e tij për z. Lladrovci.

Në fund, z. Wiland i ka uruar suksese të vazhdueshme gjatë mandatit z. Lladrovci, duke ritheksuar se me padurim pret vazhdimin e përbashkët të bashkëpunimit të mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë