Ish kandidatja për kryetare të Drenasit dhe asamblisti i LDK-së shkojnë për përhajr të Lladrovci

Ish kandidatja për kryetare të Komunës së Drenasit, Anduena Gllareva dhe asamblisti i LDK-së Egzon Qorri kanë vizituar të premtën kryetarin Ramiz Lladrovci për ta uruar për mandatin e ri.

Ata i kërkuan Lladrovcit  që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin, shkruan DrenicaOnline.

Statusi i plotë i Gllarevës:

Sot gjatë një takimi për urimin e marrjës së detyrës se re, shfrytëzuam rastin të urojmë dhe të kerkojmë që kryetari të jetë transparent dhe të vazhdoj me punët në vazhdim qe qytetarët e Drenasit të gëzojnë zbatimin e ligjit pa dallime.
Kërkuam nga kryetari që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne si përfaqesuës të qytetarëve të Drenasit nga partia më e vjetër dhe partia më e madhe në vend LDK do jemi përkrahës të çdo projekti që është ne të mirë të qytetarëve dhe do kundershtojmë çdo iniciativë apo tentim që demton qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë