Drenica tejkalon krizën, këta janë donatorët e rinj

E nisi shumë mirë kampionatin, madje në 10 ndeshjet e para analistët nisën ta vlerësojnë si një nga kandidatët për kreun e tabelës, por vazhdimi ishte i tmerrshëm.

Fjala është për Drenicën, e cila ka hyrë në një krizë të thellë financiare, madje deri në atë masë sa vihej në pikëpyetje edhe vazhdimi i garave.

Lojtarët ka kohë që nuk kanë marrë paga dhe kjo vërehej në lojën tyre ku pësuan disa humbje me radhë.

Megjithatë, nga Skenderaj vijnë sinjale pozitive. Drenica ka arritur marrëveshje me disa donatorë të jashtëm të cilët kanë shprehur dëshirën ta marrin klubin dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet sonte në orët e vona.

“Jemi afër për të mos thënë gjithçka ka përfunduar dhe sonte pritet zyrtarizimi i marrëveshjes me disa donatorë të jashtëm të cilët synojnë që klubin ta shndërrojnë në Shoqëri Aksionare. Pra në bashkëpunim me Komunën do t’i japin fund krizës financiare”, i ka thënë Demokracia.com, një burim i afërt me klubin nga Skenderaj.

Drenica vjeshtën e mbylli në pozitën e gjashtë me 23 pikë vetëm 5 pikë largë zonës që dërgon në një rang më poshtë të garave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë