Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit

Është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Drenasit me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Milaim Hajdari është zgjedhur me 19 vota kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Ai deri tani ka qenë drejtori i Inspektoratit në Komunën e Drenasit.

Në legjislaturën e kaluar në krye të asamblesë ishte Labinot Halilaj, i cili javë më parë ka njoftuar se më nuk do të jetë në pozitën e njëjtë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë