Kryetari Lladrovci organizon tubim me publikun për fundvit

Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, pika 68.1, 68.2 dhe 68.3 që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, nenit 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 7 pika 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 të Rregullores Komunale për Transparencë, Objektivit 4, pika 4.1 të Planit të Veprimit për Përmbushjen e Transparencës Komunale 2019-2023, Komuna e Drenasit:

O R G A N I Z O N

Tubim me publikun

Të mërkurën më datën 29.12.2020 duke filluar në orën 10:30.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.

Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e Komunës gjatë këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.

Me respekt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë