Dy persona tentuan të thyejnë xhamin e një veture në Arllat për të vjedhur

Një person ka raportuar se derisa kishte të parkuar veturën e tij në pikë të derivateve në Arllat të Drenasit, dy persona të panjohur kanë tentuar ti thyejnë xhamin e veturës, por nuk kanë arritur të vjedhin.

Policia ka njoftuar se vjedhja e rëndë në tentativë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15 e 30 minuta.

Veturës i janë shkaktuar dëme materiale, transmeton DrenicaOnlina.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë