Skenderaj nënshkruan marrëveshje me UNDP-në për mbështetje të projekteve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me UNDP-in në Kosovë, për mbështetje të projekteve në 7 komuna të Kosovës, në mesin e të cilave është përzgjedhur edhe komuna e Skenderajt.

Në bazë të marrëveshjes, UNDP do të mbështes financiarisht në krijimin e politikave publike në funksion të qeverisjes së mirë dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët tanë.

“Interesimi ynë i vazhdueshëm është të kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare që veprojnë ne Kosovë, dhe bashkërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme, t’i përmirësojmë kushtet e jetës së qytetarëve, përmes ofrimit më të mirë të shërbimeve, përmirësimit të demokracisë lokale dhe përgjegjësisë e llogaridhënies së zyrtarëve karshi qytetarëve”, ka thënë kryetari Nura, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pas punëve të mira që do të bëhen në komunën e Skenderajt, do të ketë nënshkrime të tjera të marrëveshjeve si kjo e sotmja, dhe mjetet financiare do të mbështesin realizimin e projekteve kapitale dhe fusha të tjera në dobi të qytetarëve tanë.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë