Fadil Nura viziton të sëmurët nga gripi në QKMF

Kryetari i Komunë së Skenderajt, Fadil Nura, e ka vizituar dje në mbrëmje Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pas rritjes së numrit të pacientëve si pasojë e gripit sezonal.

Kryetari Nura ka kërkuar angazhim të shtuar nga stafi i QKMF-së, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë kjo situatë.

“Stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, është i angazhuar të përballojë suksesshëm situatën sa i përket sezonit të gripit, me gjithë rrezikun për rritje të numrit të pacientëve, dhe vazhdimësinë e pandemisë.

Ndërkaq ne si Komunë bashkërisht me menaxhmentin e QKMF-së, duhet të marrim përgjegjësi shtesë në mënyrë që t’i shkurtojmë pritjet dhe radhët e pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore”, ka thënë kryetari Nura në fund të vizitës.

Një ndër synimet e qeverisjes aktuale është përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë