Drenicaku ia vë flakën dyshekut të tij, policia e dërgon prapa grilave

Është arrestuar një person në Skenderaj pasi që i ka vënë zjarrin dyshekut në dhomën e tij.

Policia ka njoftuar se rasti zjarrvënie ka ndodhur të martën rreth orës 13:00.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin ndërsa vlera e dëmit është rreth 500 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë