Drenica me lehtësi ndaj Feronikelit

Kanë përfunduar tri duelet e sotme të xhiros së 18’të të Superligës së Kosovës.

Drenica ka shënuar fitore solide ndaj Feronikelit me rezultat 0-2, Drita triumfoi ndaj Ulpiana me rezultat 3-1, kurse derbi mes Llapit dhe Prishtinës përfundoi me dramë pasi Llapi në fund të takimit shënoi golin e fitores për rezultatin 3-2.

Për Drenicën realizuan, Kreshnik Uka në minutën e 21’të dhe Gashi në minutën e 68’të.

Në ndeshjen mes Dritës dhe Ulpianës, Drita kaloi e para në avantazh në minutën e 40’të me golin e Arbnor Mujës në minutën e 40’të të takimit.

Mysafirët shënuan me anë të Qerimi  golin e barazimit në minutën e 51’të të takimit.

Fazliu në minutën e 90+3 shënoi nga penalltia për epilofun ta rikthyer epërsinë për Dritën.

Simonovski shënoi për 3-1.

Prishtina dhe Llapi luajtën baras në një ndeshje shumë interesante me shumë raste dhe gola të shënuar.

Fillimisht Llapi kaloi në avantazh me autogolin e Ismailit në minutën e 24’të, kurse dyfishoi epërsinë me Riverën në minutën e 27’të të takimit.

Prishtina realizoi golat me anë të Arlind Shabanit në minutën e 43’të dhe Sabian Lilajn në minutën e 62’të të takimit.

Golin e tretë dhe të fitores për Llapin e shënoi, Shabani në minutën 90+6.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë