Vogëlushi Yll Thaqi nga Drenasi e kaloi me sukses operimin e rënd në Turqi

Adnan Hyseni nga Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka njoftuar se Yll Thaqi nga Drenasi e ka kaluar me sukses operimin e rënd në Turqi.

Për Yllin ishte hapur edhe një llogari për ta ndihmuar bamirësit.

Njoftimi i plotë i Hysenit:

Bamiresia nuk varferon kurr dhe askend, Bamiresia bashkon njerzit me te mire e human dhe shpeton jete njejten kohe edhe Bamiresit marrin shperblimin nga i madhi ZOT.

Ne emer timin, Fondacioni Humanitar ” Avni Hyseni ” dhe familjes Thaqi nga Llapushtiku i Drenasit i jemi falenderues te gjithe atyre qe besuan, ndihmuan po edhe ata qe u luten per Yllin dhe ne fund edhe arritem qellimin bashkarisht ku operimi i Yllit kaloj me sukses dhe i njejti bashk me familjen do kthehet ne Kosove ku pas 5 javesh do kthehet prap ne Turqi per trajtim 14 ditore e qe Fondacioni Humanitar Avni Hyseni do i qendron afer sa i perket shpenzimeve per kete trajtim 2 javor.

FALEMINDERIT BAMIRES

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë