Rrëfimi i vajzës nga Mirdita për martesën me djalin nga Drenica

Yllka e cila vjen nga një trevë me tradita dhe nga një familje atdhetare, në një rrëfim për Front Online tregon se vendimi për martesë me kosovarin nga Drenica ka bërë që familja e saj të ndjehet krenare dhe të gëzuar pa masë.

“Unë pastaj vij nga një familje atdhetare dhe nga një trevë me shumë tradita si Mirdita dhe jam martuar në një trevë me po ashtu shumë tradita dhe që i ka dhënë shumë Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë si Drenica. Kjo i ka gëzuar pa masë dhe i ka dhënë një ndjenjë krenarie edhe familjes time .Unë e kam patur suportin dhe mbështetjen e familjes time në çdo hap”, tha ajo për Front Online.

Fillimet si banore e re e Kosovës për Yllkën nuk kanë qenë të vështira, përveçse në dialektin e gjuhës.

Paragjykimet, Yllka thotë se i ka kaluar me lehtësi, pasi sipas saj, lidhjet dhe martesat mes dy shteteve po bëhen të shpeshta.

“Ato vështirësitë e fillimit, nëse mund t’i quajmë vështirësi kanë qenë kryesisht me dialektin dhe traditat që ndryshojnë prej zonës nga vij unë. Sa i përket paragjykimeve nuk më interesojnë, por edhe nuk besoj që ka patur shumë pasi shumë vajza nga Shqipëria dhe përkatësisht nga Mirdita janë martuar në Kosovë dhe këto lidhje sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Shqipëria dhe Kosova janë afruar shumë me njëra-tjetrën vitet e fundit si në aspektin infrastrukturor dhe atë ekonomik dhe kjo është për t’u përshëndetur”, tha ajo për Front Online.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë