Lladrovci në Gjenevë, takime me z. Poggia dhe znj. Roch, shpreh gatishmëri për bashkëpunim, i fton për vizitë në Drenas

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë në Kantonin e Gjenevës, me ç’rast është takuar me z. Mario Poggia, këshilltar i shtetit, drejtues i Departamentit të Sigurisë dhe Shëndetësisë në Kantonin e Gjenevës dhe deputeten e Kantonit të Gjenevës, miken tonë, znj. Ana Roch.
Sipas z. Lladrovci, temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i nivelit lokal, mundësia e thellimit të bashkëpunimit si dhe klima shumë pozitive e të bërit biznes në Kosovë, me ç’rast ju ka bërë ftesë për ta vizituar Drenasin.
Postimi i plotë i z. Lladrovci:
Sot, në Gjenevën e selisë së OKB për Evropë, OBT, OBSh, qytetin e kërkimeve bërthamore, qytetin e shumë organizatave tjera ndërkombëtare, OJQ-ve dhe qendrës financiare dhe tregtisë, pata dy takime me vlerë.
Në dy takime të ndara, takova z. Mario Poggia, këshilltar i shtetit, drejtues i Departamentit të Sigurisë dhe Shëndetësisë në Kantonin e Gjenevës (ekuivalent me postin e ministrit, për këtë kanton).
Po ashtu, takimi me deputeten e Kantonit të Gjenevës, miken tonë, Ana Roch, ishte takim falënderues, e cila na mundësoi takimin me z. Poggia.
Tema e diskutimit me z. Poggia dhe znj. Roch, ishte bashkëpunimi i nivelit lokal, mundësia e thellimit të bashkëpunimit si dhe klima shumë pozitive e të bërit biznes në Kosovë, me ç’rast edhe ju bëra ftesë për ta vizituar Drenasin.
Faleminderit mikpritësve, respekt!