Chelsea fiton çmimin e Klubit të Vitit

Ekipi nga Londra, Chelsea, ka fituar çmimin si Klubi i Vitit që ndahet nga “France Football”

Chelsea ka pasur një vit historik, duke e fituar për herë të dytë në historinë e klubit Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i këtij ekipi, Cesar Azpilicueta, tha se është i nderuar të pranojë këtë çmim.

Po ashtu edhe trajneri, Thomas Tuchel, tha se ishte i lumtur për këtë arritje.

Chelsea e ka fituar edhe SuperKupën e Europës duke mposhtur Villarealin dhe po kalon një sezon shumë të mirë në Ligën Angleze duke qenë në luftë për titull.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë