Lladrovci uron 28 Nëntorin: Është festë që bashkon shekujt e jetës tonë për identitet, krenari dhe dinjitet

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar festën e 28 Nëntorit, duke cekur se kjo festë “i bashkon shekujt e jetës tonë për identitet, krenari dhe dinjitet”.

“28 Nëntorin na lanë trashëgim Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe UÇK-ja. Kjo datë është aorta e qenies tonë nacionale, krenarisë dhe jetës në liri”, ka shkruar kryetari Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit, miq, dashamirë,

28 Nëntori është festë unike jona, e cila i bashkon shekujt e jetës tonë për identitet, krenari dhe dinjitet.

28 Nëntorin na lanë trashëgim Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe UÇK-ja. Kjo datë është aorta e qenies tonë nacionale, krenarisë dhe jetës në liri.

Në këtë festë madhështore, të papërsëritshme në përpjekjet shekullore për të qenë vetja jonë, urime, gëzuar!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë