Festat e nëntorit/ Jakup Krasniqi telefonon nga Haga shokun dhe bashkëvendasin e tij me të cilin ishte rritur

Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga qendra e paraburgimit në Hagë ku po mbahet për më shumë se 1 vit, i bëri një telefonatë të papritur shokut të tij, bashkëvendasit Qamil Krasniqi.

Jakupi dhe Qamili janë të një gjenerate dhe bashkë ishin rritur dhe kishin kryer shkollimin.

Për ta, festat e nëntorit janë më të veçantat, andaj edhe në këto kushte nuk munguan urimet, transmeton DrenicaOnline.

“Kjo thirrje me mallengjeu edhe me shume, duke ditur se gjithmone urimet e Nentorit se pari i filloja me shokun tim te pathyeshem. Me njeriun qe ka shenuar historine  e popullit te vet, qe edhe ne kete gjendje, vazhdon te interesohet per shoket, familjen e gjithe kombin. Ndersa atyre qe dyshojne ne  pastertine e UÇK-së, ju qoft haram liria”, ka thënë Qamil Krasniqi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë