Grevë në QKMF-në në Komoran, pacientët po kthehen prapa pa marrë shërbim (Foto)

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komoran (QKMF) sot nuk është duke ofruar shërbime.

I gjithë stafi është futur në grevë dhe përveç rasteve emergjente, asnjë pacient tjetër nuk po merr shërbim, shkruan DrenicaOnline.

Greva po mbahet me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe të fillojë implementimi nga viti i ardhshëm.

Jo vetëm në Komoran, por greva po mbahet në nivel vendi ndërsa mjekët dhe teknikët po ofrojnë vetëm shërbime emergjente.

Greva sot zgjatë deri në orën 15:00./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë