Disa fshatra të Drenasit mbesin pa transport publik (VIDEO)

Që nga e hëna autobusi nuk po qarkullon në fshatrat Fushticë, Gjuricë, Krajkovë dhe nga Drenasi për në Malishevë.

Kjo sipas pronarit të kompanisë erdhi për shkak se janë gjobitur më shumën prej 800 euro pasi që nuk e posedojnë këtë linjë.

Nga komuna e Drenasit treguan se kompania nuk i ka plotësuar asnjëherë kriteret për marrjen e linjave të caktuara dhe që tashmë kanë hapur një afat plotësues.

Sipas kryetarit të lagjes Bytyqi, tërë kjo erdhi pasi që banorët e fshatit kishin bërë një kërkesë për operimin e autobusit dhe pastaj kuvendi komunal e ka vendosur stacionin në fshatin Arllat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë