Arrestohet një person në Skenderaj, policia jep detaje

Është arrestuar një person në Klinë e Poshtme të Skenderajt, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është regjistruar të martën në orën 04 e 50 minuta.
Hetimet ende po vazhdojnë.
/