Aksident i rëndë në Arllat të Drenasit, tre persona dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 në Arllat të Drenasit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale dhe në të kanë qenë të përfshirë dy mjete motorike me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull  kosovar drejtues i njërit mjet dhe dy viktimat meshkuj  kosovarë. Të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësorë në QKUK, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa hetimet rreth aksidentit ende po vazhdojnë.

(Foto: Arkiv)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë