Policia kontrollon nxënësit e tri shkollave në Skenderaj, ja çfarë gjeti

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie, të cilat janë zbatuar në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj, shkruan DrenicaOnline.

Mbi bazën e vlerësimit dhe rrethanave bëra nga këshillat i prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj.

Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar, 5 (pesë) thika dhe 1(një) shufër metalike.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.

Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë