Nura fton seancën inauguruese të Kuvendit Komunal në Skenderaj

Nura fton seancën inauguruese të Kuvendit Komunal në Skenderaj

Komuna e Skenderajt do të ketë kryetarin e ri, pasi Fadil Nura i PDK-së ka fituar zgjedhjet e fundit lokale.

Nura ka njoftuar se ka ftuar seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Skenderajt, e cila pritet të mbahet më 30 nëntor, me fillim në orën 10:00, transmeton Zeri.info.

“Të dashur qytetarë, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 17 tetorit dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, përkatësisht Nenit 42, paragrafit 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, sot kam ftuar seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 30.11.2021, në orën 10:00”, ka shkruar Nura.

Nuk dihet ende nëse do të ketë ceremoni të pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-kryetari Bekim Jashari te kryetari i ri Fadil Nura. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë