Memli Krasniqi: “Demokratët për Drenasin” nuk do t’i pranojë në PDK as si aderim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë dalë kundër PDK-së në zgjedhje dhe janë deklaruar se janë me PDK-në.

Duke folur për situatën në Skenderaj dhe Drenas, Krasniqi ka thënë se “Demokratët për Drenasin” nuk do t’i pranojë në PDK as si aderim.

“PDK-ja ka fituar në Skenderaj dhe Drenas. Të tjerët nuk kanë qenë në PDK. Kanë qenë ish-PDK. Kanë dalë prej PDK-së. E kanë keqpërdorur PDK-në, të kaluarën dhe beneficionet që kanë marrë nga PDK-ja. Po është e vërtet që kanë qenë në PDK dhe kanë luftuar kundër kandidatëve tonë, kundër Fadil Nurës dhe Ramiz Lladrovcit”, ka thënë Lladrovci në Pressing.

Kur është pyetur se a është Bekim Haxhiu PDK kur ai ka lobuar kundër kësaj partie në zgjedhjet lokale, Krasniqi është përgjigjur: “Krejt janë ish-PDK. O krejt janë ish-PDK. Kush ka folur PDK-së. Bekim Haxhiu është deputet. Unë po them se ata që kanë dalë në partitë tjera janë kundër PDK-së. Bekim Haxhiu ka shkel statutin e PDK-së dhe unë mendoj se për shkelje statutare ka procedura për të cilat secili e merr dhe e jep përgjegjësin e vetë. Ne kemi qenë duke u marrë me zgjedhje… është shkelje e statutit kur ti nga pozicioni në partinë tende del kundër partisë për ta mbështetur një kandidat të partisë tjetër”.

“Të rastet tjera kur kanë dalë në garë direkte kundër PDK-së siç ka qenë në Drenas janë njerëz që kanë qenë në PDK dhe e kanë themeluar një parti të re, një listë të re ata janë ish-PDK sepse nuk mundesh që sot hajt se po e provojë nëse fitojë po rri e nëse hupi po kthehem. Ata as si aderime nuk i lejojë të kthehen, le të rrinë në opozitë se na kanë bërë telashe të panevojshme për shkak te interesave personale”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë