Fermeri nga Drenasi i cili kujdeset për rreth 2000 pula (Video)

Me të zbardhur dita, Xhemajl Bytyqi niset drejtë fermës së tij me 2 mijë pula e 100 zogj.
Këtë punë 40-vjeçari nga fshati Krajkovë e Drenasit thotë se bënë me shumë qejf.

“Për momentin i kemi rreth 2 mijë pula ndërsa zogj kemi pak sepse në pranverë i çelim dhe gjatë verës i shesim. Disa i ndalim për të qel zogj të ri. Ne çdo herë jemi marrë me pula ndërsa me shumicë është viti i parë”, ka thënë Bytyqi për ATV, transmeton DrenicaOnline.

Ai thotë se nuk kanë edhe shumë punë për tu përkujdesur. “Krejt çka duhet është ushqimi në mëngjes që e përdorin dhe nganjëherë edhe në mbrëmje. Gjatë sezones që jemi tani ka mjaftë me kullotë jashtë dhe nuk ka nevojë për t’iu qitur”, ka thënë ai.

Fermeri nga Krajkova vetëm këtë vit ka kultivuar rreth 30 mijë zogj.

Ndiqeni storien e përgatitur nga ATV:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë