Drenicaku “kauboj” njeriu më pro amerikan në Kosovë

Shumicës së qytetarëve të Komunës së Skënderajt por edhe kalimtarëve të rastit nga jashtë ju ka rënë në sy një person me një sheshirë në kokë, gjinse më flamurin Amerikan në krah dhe i mbathur me këpucë “Kaubojka”.

!ëhet fjalë për një qyetar të thjesht të komunës së Skënderajt i cili këtë stil të veshjes e ka që nga vegjëlia.

Zukë Dajaku ish luftëtar i lirisë, jurist i diplomur i cili kurrë nuk arriti të gjej një vend punë; apo si thotë vetë ai “sikurse të ju isha lepitur të fortëve sot nuk e kisha pas problem me e pagu një qaj në qajtore e po ashtu do të kisha një banesë qysh duhet e jo të jetoj në banesë sociale”.

Lidhur me stilin e tij të veshjes ai shprehet se këtë e bënë me plotë krenari në shenjë mirënjohje për popullin amerikan që e ka bërë të mundur çlirimin e Kosovës dhe ai këtë thotë se do ta bëjë deri në fund të jetës së tij.

/rajoni.org

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë