Rrahje masive në Skenderaj, të dyshuarit përdorën një armë lodër për ti frikësuar viktimat

Njësitë policore në Skenderaj pas informatave për një rrahje mes disa personave ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuar dhe kanë shoqëruar për intervistim tri viktima të mitur.

Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorë një armë lodër për ti frikësuar viktimat e cila armë është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën në mengjes në rrugën “Epopeja e Jasharve” në Skenderaj, raporton DrenicaOnline.

Në rast nuk është lënduar ndonjë person.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë