Mbahet takimi i Grupit Lokal të Veprimit në Drenas

Është mbajtur takimi i Grupit Lokal të Veprimit i cili merret me monitorimin e Organizatës Akti në implementimin e projektit “përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve, përmes masave për krijimin e të ardhurave”.

Në këtë takim, anëtarët Grupit Lokal të Veprimit Lokal janë njoftuar lidhur me procesin e punës së OJQ “Akti” e cila është duke u marr me trajnimin e të rinjve për vetëpunësim.

Drejtori i OJQ “Akti”, Rexhep Gojnovci, anëtarëve të Grupit Lokal të Veprimit, i ka njoftuar se grupi i tretë i trajnimeve është në përfundim dhe së shpejti pritet edhe certifikimi i tyre, ndërsa pas përfundimit të këtij grupi, do të vazhdohet me këtë projekt duke përfshirë të gjithë të rinjtë që nuk kanë mundur të gjejnë veten në punësim e praktikë, duke ju mundësuar aftësime profesionale për punësim e vetëpunësim. Shpenzimet e ndjekjes së trajnimit, i mbulon organizata “Akti”.

Implementimi i këtij projekti, ka ardhur falë nënshkrimit të mirëkuptimit mes kryetarit Lladrovci dhe drejtorit Gojnovci, për realizimin e projektit. Projekti është duke u implementuar me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa financohet nga The German Federal Ministry for Economik Coopertion and Development (BMZ) dhe Hermann-Gmeiner Fund Germany (HGFD).

Përmes këtij projekti, vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, janë certifikuar 40 të rinj nga Komuna e Drenasit të cilët kanë marr pjesë në trajnimin për fuqizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës dhe pas certifikimit, 15 prej tyre janë tani në marrëdhënie pune. Ndërsa tani është në përfundim edhe trajnimi i grupit të tretë me 22 pjesëmarrës të grup moshave rinore të cilët do të certifikohen në fund të muajit Nëntor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë