Lladrovci: Fitoren në Drenas ia dedikoj Thaçit e Veselit

Ramiz Lladrovci fitoi mandatin e tretë në komunën e Drenasit, ku në balotazh mori 54,10% të votave.

Lladrovci i ftuar në emisionin “DIREKT” në ATV tha se fitoren e tij ia dedikon ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe Kadri Veselit.

“Biseduam bashk me ish-Presidentin Hashim Thaçi pastaj edhe me zotrin Selimi. Presidenti më tha je i pathyeshëm vetëm vazhdo edhe unë sigurisht që vazhdova edhe dolëm të pathyeshëm(…) Partia Demokratike e Kosovës në Drenas as nuk është thy, as nuk mund të thehet, as nuk do të thehet asnjëherë, keqbërësit i larguam me vetiniciativë sepse nuk pata nevojë me i largu sepse u larguan vetë. Fitoren ia dedikoj sigurisht atyre që na dërguan mesazhin se jemi të pathyeshëm, pra ia dedikoj Presidentit Thaçi zotrit Kadri Veseli si dhe të gjithë miqve tanë që janë atje dhe po përballen padrejtësisht në Hagë,”– tha Lladrovci.

Lladrovci në Zgjedhjet Lokale të këtij viti pati kundërkandidat Driton Ajazin i cili mori 45,90% të votave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë