Lladrovci e ‘thumbon’ Driton Ajazin me vargjet e këngës së Medës – “Ma mirë mos t’kish ardhë e hanja” (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në intervistën e parë televizive pas balotazhit të mbajtur të dielën, ka thënë se qytetarët që kanë qenë të keqinformuar apo të keqpërdorur nga të tjerët në këto zgjedhje, mund të rikthehen pa asnjë problem në Partinë Demokratike të Kosovës por bedeli i tyre nuk ka vend në degën e PDK-së në Drenas.

“Unë do ta udhëheq degën deri në zgjedhjet e ardhshme pastaj do të vendos dega që a do të jem unë a jo dhe do të vendos pastaj qytetari që a do të vazhdoi më unë a jo”, ka thënë Lladrovci.

Sipas Lladrovcit, nëse keqbërësit i mbajnë fjalët dhe bedeli i tyre, që garantonin se nuk do të fitoi Ramiz Lladrovci ndërsa ne tani po iu thomë: “Ma mirë mos t’kish ardhë e hanja”./DrenicaOnline/

/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë