Komuna e Drenasit ka një njoftim për auto-taxit

Bazuar në raportin e komisionit për shqyrtimin e dokumentacionit me nr. 13.070/03-32489, dt. 15.07.2021, për dhënien e lejeve të operimit operatorëve që do të ushtrojnë veprimtarinë e transportit “Auto-Taxi ” të udhëtarëve në territorin e komunës së Drenasit, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, i njofton të gjithë aplikantët që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e shpalljes publike të dt.26.08.2021 për dhënien e lejes së operimit Auto-taxi, përjashtuar kriterin 17, pagesën e taksës së parkingut, kërkohet të kryhen obligimet e pa paguara për vitet paraprake për këtë taksë, ku fletëpagesa merret në zyrat e DSHPE-së, sipas rregullores për ndryshim-plotësimin për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nr.12-400-16587 dt.27.05.2020, në mënyrë që të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm siç ka qenë i paraparë në shpallje dhe pastaj mund të merren lejet e operimit për auto-taxi, sipas Rregullores komunale për Transport.

Njoftimi i publikuar: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2021/11/auto-taxi.pd

/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë