Doktori nga Drenica emërohet Ministër i Shëndetësisë

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar ministër të ri të Shëndetësisë, kirurgun nga Skenderaj, Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Kurti në një konferencë për medie.

“Unë si kryeminist i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë”.

“Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”.

Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.

Ai e pason ish-ministrin Arben Vitia, i cili u largu nga kjo pozitë pasi ishte kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë