Nesër numërohen votat e ardhura nga diaspora për kryetar të Drenasit, do të habiteni sa është numri i tyre

Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor.

“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komuna e Drenasit ka numrin më të vogël të votave të ardhura nga diaspora. Janë vetëm pesë vota të cilat do të numërohen nesër, shkruan DrenicaOnline.

Ndërkohë Juniku ka 970 vota e Dragashi 308.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë