Negroci i dha 63% votat për Ramiz Lladrovcin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte në garë edhe për një mandate, ka arritur të marrë 63% të votave në fshatin Negroc, ku ndodhën dy vendvotime.

Sipas të dhënave të prezantuara në uebfaqen e KQZ-së del se Lladrovci ka siguruar 375 vota në Negroc ndërsa kundërkandidati i tij Driton Ajazi 223 vota.

Në Negroc votojnë edhe banorët e fshatit Vuçak.
Që nga paslufta, ky fshat është bastion i PDK-së.

/DrenicaOnline/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë