Lladrovci: Do të mbetëm kryetar i PDK-së në Drenas deri në zgjedhjet e reja, keqbërësit e kanë derën e mbyllur (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në deklarimin e tij të parë para mediave pasi e mori rezultatin e zgjedhjeve për balotazhin, ka thënë se do të jetë kryetar i Komunës dhe i Degës së PDK-së deri në zgjedhjet e reja.

Në pyetjen e gazetarit se a do të konsolidohet dega e PDK-së në Drenas, Lladrovci ka thënë se tashmë ajo është konsoliduar dhe konsolidimi i saj i solli edhe fitoren.

Ndërsa i pyetur për mundësinë e rikthimit në PDK të atyre që ishin në garë me të, Lladrovci ka thënë se mund të rikthehet secili qytetarë, por jo siç i quan ai keqbërësit, transmeton DrenicaOnline.

“Ata tashmë janë një subjekt tjetër dhe nga sot më nuk flas për ta por do të më interesoi vetëm qytetari. Të gjithë qytetarët e kanë derën e hapur, ndërsa të gjithë keqbërësit do ta kenë të mbyllur”, ka thënë Lladrovci.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë