Gjendet i vdekur një person në Drenas, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 13 e 30 minuta, në Drenas është gjetur një person pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka  konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në raport nuk janë dhënë detaje të hollësishme rreth kësaj vdekje ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë