Voton Driton Ajazi, fton qytetarët të dalin në votime

Ka votuar kandidati i Demokratëve për Drenasin, për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi.

Ai ka thënë se sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë, ku përmes votimit ju e përcaktoni të ardhmen e komunës tonë për katër vitet e ardhshme.

“Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe ta japin votën lirshëm e të pandikuar, sepse vetëm kështu tregojm për demokracinë e kultivuar në shoqërinë tonë. Sot është dita juaj! Është momenti kur ju me verdiktin në kutinë e votimit do të vendosni se si do të udhëhiqet komuna jonë për katër vitet tjera”, ka thënë Ajazi.

/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë