I moshuari nga Drenasi i drejtohet politikanëve: Le të mbledhin mend, më të mira se që i kanë

Qytetarët në gjithë Kosovën sot po shfrytëzojnë të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Një qytetar nga Drenasi ka dalë në votime qysh në orët e para të mëngjesit.

Ai gjithashtu është shprehur se duhet ditur t’i zgjedhin njerëzit e duhur, ata të cilët nuk mendojnë vetëm për veten.

“Obligim e kemi me dalë me votu, për me i qëllu njerëzit e duhur, e jo ata që mendojnë veç për vete. Ai që është shqiptar nuk bën gjëra të këqija, mos me e çu vendin përpara. Le të mbledhin mend edhe më mirë se që i kanë”, u shpreh ai./Reporteri.net/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë