Driton Ajazi e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren

Driton Ajazi ka uruar fitoren e Ramiz Lladrovcit në Drenas. Sipas tij, Drenasi ka treguar edhe njëherë për qytetari, duke mbajtur zgjedhje të lira e pa asnjë ekces.

Ajazi ka thënë se ata do të vazhdojmë të jenë zëri opozitar i fortë në asamblenë komunale.

Statusi i Ajazit:

Të nderuar qytetarë,

Ju falenderoj secilin nga ju që besuat në angazhimin tonë për Drenasin tonë.

Falenderoj secilin bashkëpunëtor që punuan shumë ditë e natë për një rezultat të mirë.

Drenasi ka treguar edhe njëherë për qytetari, duke mbajtur zgjedhje të lira e pa asnjë ekces.

Përkundër shumë vështirësive, shantazheve, fyerjeve e kërcënimeve, ju votues nuk u zbrapsët nga besimi se Drenasi meritonte më të mirën, andaj përulësisht ju falenderoj secilin.

Uroj fitoren e kandidatit të PDK-së.

Ne do të vazhdojmë të jemi zëri opozitar i fortë në asamblenë komunale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë