Falsifikim i rezultateve të votimit, policia interviston 7 drenicas

Policia e Kosovës ka nhoftuar të shtunën në mengjes se është duke e hetuar një rast tê falsifikimit të rezultateve të votimit në Skenderaj.

Rasti sipas policisë dyshohet se ka ndodhur mengjesin e 17 tetorit në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, shkruan DrenicaOnline.

“Me vendim të prokurorit, janë intervistuar shtatë dëshmitar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet që në një qendër votimi ka pasur manipulim të votave”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/

/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë