Aksident me fatalitet/ Arrestohet një femër pasi goditi çiklistin për vdekje

Është arrestuar një femër në Gjakovë, pasi që me veturën e saj nga pakujdesia ka goditur çiklistin.

Si pasojë, çiklisti ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës.

Aksidenti ka ndodhur të premrën në mesditë në rrugën “Faik Konica”, shkruan DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë