Lladrovci takohet me arkitektë: Qyteti ynë do të jetë edhe më i bukur pas hartimit të hartave zonale
Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci ka takuar arkitektët e Drenasit, Arton Qorri, Shkëlzen Krasniqi dhe Endrit Gllareva.
Lladrovci ka shprehur optimizëm se qyteti ynë do të jetë edhe më i bukur pas hartimit të hartave zonale dhe punës së shkëlqyer të urbanistëve.
“Drenasit do t’ia ndryshojmë pamjen, lehtësinë e qasjes, sheshet, parkingjet, gjelbërimin, pastërtinë, rregullin dhe shërbimet tjera për qytetarët”, është shprehur mes tjerash Lladrovci.
Shkrimi tij i plotë:
Takim i vlershëm me arkitektët e Drenasit, Arton Qorri, Shkëlzen Krasniqi dhe Endrit Gllareva, takim që më jep optimizëm se qyteti ynë do të jetë edhe më i bukur, pas hartimit të hartave zonale, prioriteteve në kahet e zhvillimit të qytetit dhe punës së shkëlqyer të urbanistëve tanë.
Nderim për punën cilësore, të arkitektëve dhe ndërtimtarëve që janë krenari e komunës tonë. Drenasit do t’ia ndryshojmë pamjen, lehtësinë e qasjes, sheshet, parkingjet, gjelbërimin, pastërtinë, rregullin dhe shërbimet tjera për qytetarët.
Faleminderit!
Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci

