Lladrovci nga Gllanasella: Ne do të dëshmojmë se qytetarët e duan qeverisjen e mirë dhe PDK-në

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci është pritur nga qytetarë të shumtë në Gllanasellë.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe Zenun Pajazitaj, me të cilin theksuan se fitorja është fjala e vetme për 14 nëntorin.

“Ne do të dëshmojmë se qytetarët e duan qeverisjen e mirë dhe vizionin e liderëve që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne, në Drenasin e PDK-së përgjithmonë”, ka deklaruar para qytetarëve Lladrovci.

Shkrimi tij i plotë:
Në Gllanasellën time, me mikun tim, Zenun Pajazitin, ku ishin të pranishme edhe strukturat e nëndegëve Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, Godanc, Gradicë e Likoshan, theksuam se fitorja është fjala jonë e vetme për 14 nëntorin.
Ne do të dëshmojmë se qytetarët e duan qeverisjen e mirë dhe vizionin e liderëve që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne, në Drenasin e PDK-së përgjithmonë.
Fitore, është fjala jonë, vazhdojmë me suksese.
Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë